Ambasadori i Polonisë në Maqedoni, Jacek Multanowski, ka deklaruar se pret që sa më parë të formohet qeveria e re e vendit e cila, sipas tij, duhet të punojë në drejtim të reformave për euro-integrime, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Multanowski shprehet se në këtë drejtim, Polonia do ta ofrojë mbështetjen e saj për Maqedoninë.
Sipas tij, mandatimi i Zaevit është një hap mjaft i rëndësishëm dhe se shpreson që qeveria e re të jetë e aftë për të zbatuar reformat urgjente. Kjo deklaratë e tij u bë në konferencën e Grupit të Vishegradit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/