Bashkëpunëtorët e ngushtë të Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, kanë gjetur një metodë të pazakontë për t’i shprehur mbështetjen liderit të tyre – duke rritur mustaqet, shkruan apnews.
Ministrat nga partia e tij AKP-së, kanë rritur mustaqet në stilin e ngjashëm me atë të presidentit Erdogan, transmeton Telegrafi.
Mustaqe të stilit të ngjashëm i ka rritur Kryeministri Binali Yildirim dhe ministri i Kulturës, por së fundmi u janë bashkangjitur edhe ministri i Ekonomisë dhe ai i Punëve të Brendshme.
Sipas disa analistëve kjo nuk është një rastësi në këtë vend, ku mustaqet dhe mjekra kanë rol të rëndësishëm në politikë, dhe ku vazhdimisht vlerësohet besnikëria ndaj Erdoganit që nga tentim puqi i dështuar që kishte ndodhur gjatë vitit të kaluar.
Këto ditë kur Turqia është duke luftuar kundër organizatave terroriste dhe gjatë periudhës pas tentim puçit, mustaqet krijojnë përshtypjen e një karakteri të fortë”, ka deklaruar profesori Mesut Sen nga Universiteti Marmara në Stamboll.
Deri gjatë vitit të kaluar gjysma e ministrave nuk kishin mustaqe, kurse tani vetëm tre nga 27 ministrat, duke përfshirën një femër, nuk kanë mustaqe apo mjekër. /Telegrafi/