Site icon Telegrafi

Mustang i veçantë u shit për 350 mijë dollarë – çka e karakterizon nga modelet e tjera

Ford Mustang Dark Horse (2024) kushton 60 mijë dollarë e lartë, por një i veçantë shitet për gati gjashtë herë më shumë se çmimi.

Ky është modeli i parë i prodhimit, i cili u shit në ankand për 350 mijë dollarë, por gjithsesi kushtoi më pak se “vëllai” i tij 2024 Mustang GT.

Siç u tha, kjo shumë do të shkojë për fondacionin humanitar të Fordit, e cila merret me hulumtimin e diabetit.

Sa i përket vetë veturës, siç thamë, është i pari Ford Mustang Dark Horse (2024) me ngjyrë të kaltër metalike dhe me çati të zezë.

Brenda kabinës është një panel instrumentesh 12,4 inç, si dhe një sistem infotainment 13,2 inç, i bashkuar nga ulëset Recaro të zeza me detaje të kaltra.

Kjo veturë fuqizohet nga një motor 5.0 litërsh V8 Coyote, i cili prodhon 500 kuaj/fuqi dhe ka një çift rrotullues maksimal prej 566 Nm. Është çiftuar me një transmision manual me gjashtë shpejtësi dhe lëvizja është në rrotat e pasme. /Telegrafi/

Exit mobile version