Telegrafi

Mustafi: Treguam se kemi karakter të çeliktë

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi, ka folur pas fitores ndaj Burnleyt me rezultat 0-1.

Ylli shqiptar mendon se çelësi i fitores ishte karakteri i fortë i treguar nga Topçinjtë.

“Kemi treguar se kemi karakter të mirë dhe të çeliktë dhe ishte kjo ajo që na dha në fund tre pikë”, ka thënë Mustafi.

Vlen të theksohet se mbrojtësi i Përfaqësueses së Gjermanisë ishte lojtari i ndeshjes në këtë takim. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=P5CO32473jc