Telegrafi

Mustafi tregon lojtarin që e bindi për t’u transferuar te Arsenali

Shkodran Mustafi ka folur edhe një herë para zyrtarizimit te Arsenali.

Mbrojtësi shqiptar ka zbuluar se ai është bindur pas një bisede telefonike nga Mesut Ozil.

“Nuk jam parë që një kohë me Per sepse ai është larguar nga përfaqësuesja, por kam folur me Mesut”, ka thënë Mustafi për Sky Sports.

Lexo po ashtu Mustafi te Arsenali, kaq milionë euro i takojnë edhe Sampdorias

“Ai me tregoi çdo gjë që doja të dija. Çdo gjë ishte pozitive, kështu u binda shpejt. Nuk më mori shumë kohë. Gjithmonë e kam dashur Arsenalin, më pëlqen se si luajnë, nuk është lojë tipike angleze”.

“Stili i lojë së tyre ngjason me atë spanjoll dhe atë të përfaqësueses së Gjermanisë, kështu nuk ishte vështirë për të më bindur”, ka shtuar Mustafi për fund. /Telegrafi/