Shkodran Mustafi ka pëlqyer t’i shikoj duke luajtur tre emra të mëdhenj të futbollit.
Mbrojtësi nga Gostivari ka treguar që sa nuk ishte një futbollist profesionist i pëlqente t’i shikoj futbollistë ofensivë si Zinedine Zidane apo Ronaldinho, por kur u bë një mbrojtës, i pëlqente personaliteti i mbrojtësit anglez, Rio Ferdinand.
“Më pëlqente ta shikoja Zinedine Zidane. Pëlqeja të shikoja Ronaldinhon dhe kur u bëra një mbrojtës pëlqeja Rio Ferdinandin”, ka thënë Mustafi për Goal.
“Ai ishte gjithmonë aty, ulëritës, dhe me ndalime të duhura. Ai kishte çdo gjë të një mbrojtësi i nevojitej”, përfundoi mbrojtësi me prejardhje shqiptare, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, Arsenali nuk ka pësuar asnjë humbje ku pjesë e lojës ishte ish-mbrojtësi i Valencias. /Telegrafi/