Telegrafi

Mustafi: Tifozët e meritojnë të shpërblehen

Shkodran Mustafi ka folur për portalin më të madh sportiv Goal.com.

Shqiptari ka lavdëruar tifozët e Arsenalit dhe ka pohuar se do të bëjë çdo gjë që është e mundshme në mënyrë që t’iu shpaguajë mundin.

“Ju duhet t’i respektoni tifozët”, tha fillimisht Mustafi, transmeton Telegrafi.

“Nuk fitojnë para sa ne dhe paguajnë për të hyrë në stadium. Na mbështetin edhe në udhëtime”, shtoi mbrojtësi që ka krijuar një dyshe të fortë me Laurent Koscielny, duke shtuar se “Ajo që mund t’ua jap unë është maksimumi në fushën e lojës”.

Kujtojmë se Arsenali ka pësuar vetëm një humbje që prej transferimit të futbollistit shqiptar gjatë kësaj vere prej Valencias. /Telegrafi/