Telegrafi

Mustafi: Serbia është e vetmja që e ndalon me ligj flamurin kombëtar shqiptar

Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ka thënë se në Serbi ekzistojnë 23 Këshilla Kombëtare të Pakicave Nacionale dhe i vetmi këshill që ka problem me flamurin ështe vetëm Këshilli Kombetarë i Shqiptarëve.

“Ndalimi me ligj i përdorimit te flamurit shqiptar tregon për karakterin e Serbisë në raport me komunitetin shqiptar në Preshevë, Metvexhë dhe Bujanoc”, ka thënë Mustafi.

Mustafi ka potencuar se janë në ushtrim institucional për të drejtën e përdorimit të flamurit.

“Se çfarë janë shqiptarët në Luginë e përcaktojnë vetë dhe nuk i takon askujt qoftë dhe këtu ne Kosovë t’i përcaktojë veqoritë identitare të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, ka theksuar Mustafi.

Tutje Mustafi ka thënë se shqiptarët në Luginë janë shqiptarë.