Telegrafi

Mustafi refuzon kalimin te Genoa

Shkodran Mustafi raportohet se ka refuzuar kalimin te Genoa, raporton Calciomercato.

Mbrojtësi 28-vjeçar nuk dëshiron të largohet në janar nga Arsenali, madje pret oferta nga klube të mëdha.

Lojtari shqiptar dëshiron të përfundojë këtë edicion me The Gunners dhe më pas të largohet në verë.

Genoa ka biseduar me agjentin e Mustafit, mirëpo ky i fundit ka refuzuar menjëherë ofertën e tyre.

Lexo po ashtu Mustafi e Sokratis kontaktohen nga Genoa për një transferim në afatin e janarit

Mbrojtësi shqiptar e dëshiron transferimin te ndonjë skuadër ku mund të fitojë trofe, e që rikthimi i tij në Spanjë ose në Gjermani është i mundur.

Nuk përjashtohet mundësia që ai të qëndrojë edhe në Ligën Premier, pasi klube si Evertoni, West Ham United dhe Aston Villa kanë shprehur interesim në të. /Telegrafi/