Telegrafi

Mustafi: Puna e madhe, shpaguhet në fund

Shkodran Mustafi ka shfrytëzuar rrjetet sociale, që të shprehet pas fitores në shtëpi ndaj Bournemouthit.

Arsenali ka shënuar fitore të madhe në ‘Emirates’ ndaj Bournemouthit, duke fituar me rezultat 3-1.

Kjo fitore, erdhi pas dy barazimeve të njëpasnjëshme dhe e ka gëzuar edhe mbrojtësin shqiptar nga Gostivar, Shkodran Mustafi.

Lexo po ashtu Arsenal 3-1 Bournemouth: Notat e lojtarëve, fantastik Xhaka, por edhe Mustafi (Foto)

“Kthehemi në maje. 3-1 fitore në shtëpi. Një punë shumë e madhe, por të gjitha shpaguhen në fund!”, ka shkruar Mustafi në ‘Facebook’, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, përpos Mustafit edhe futbollisti tjetër shqiptar, Granit Xhaka luajti për 90 minuta. /Telegrafi/