Rihanna ka qëndruar në qytetin londinez dhe ka ndjekur për së afërmi takimin e Arsenalit.
Ky i fundit ka shkatërruar kundërshtarin Everton, duke e mposhtur me rezultat 5-1, ku katër golat e para u realizuan 45 minutshin e parë.
Bukuroshja ka bërë tifo për ekipin dhe pastaj ka pozuar me ta, e në mesin e futbollistëve ishte edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi.
Ky i fundit ka publikuar disa fotografi në llogaritë personale në Facebook dhe Instagram teksa shihet krahas këngëtares amerikano-latine.
Ai me këtë rast ka falënderuar këngëtaren, e cila ishte prezente në stadiumin e famshëm “The Emirates”.
“Faleminderit Rihanna për duartrokitjet. Ky ishte rezultati që na nevojitej”, ka shkruar ndër të tjerash shqiptari në Facebook.
Kujtojmë se mbrojtësi shqiptar është i martuar me Vjosa Kabën, me të cilën ka edhe një fëmijë. /Telegrafi/