Telegrafi

Mustafi përfundon pushimet, bën një foto që do ta gëzojë çdo shqiptar (Foto)

Futbollisti i njohur shqiptar, Shkodran Mustafi, ka përfunduar pushimet e tij në Gostivar.

Anëtari i Valencias dhe reprezentues i Gjermanisë, që ditë më parë i dha fund beqarisë, në rrjetin social Facebook ka publikuar një fotografi në të cilën shihet bashkë me familjen e tij.

Lexo po ashtu Është martuar Shkodran Mustafi (Foto)

Ai thotë se familjen e ka gjithçka dhe ka pasur kohë të mrekullueshme në Gostivar.

“Familja është gjithçka. Pata kohë të mrekullueshme me të gjithë këta njerëz #SM5 #Mustafifamily #Gostivar”, ka shkruar ai duke shtuar përmes një ‘hashtagu’ se edhe verën e ardhshme do ta kalojë në vendlindje.

Kohëve të fundit po raportohet se Mustafi është duke u kërkuar nga gjiganti anglez, Arsenali.