Shkodran Mustafi ka pasur një karrierë me rënie ngritje te Arsenali prej se është bashkuar në verën e vitit 2016.
Gunners kenë paguar rreth 36 milionë euro për shërbimet e shqiptarit dhe që nga atëherë Mustafi ka zhvilluar 133 paraqitje në të gjitha garat për Arsenalin.
Mustafi ka pasur kritika në fillim të këtij sezoni, por ai thotë se nganjëherë kanë qenë të ekzagjeruara.
“Kritika është përshkallëzuar dhe ka qenë joracionale. Jam bërë shënjestër. Në një moment, njerëzit madje më fajësuan për një humbje në një ndeshje në të cilën nuk kisha luajtur fare”, ka thënë Mustafi.
Ai ka qenë i lidhur me një largim nga Arsenali, si në verë, ashtu edhe gjatë afatit kalimtar dimëror.
“Ne jemi në një situatë ku të gjithë shqetësohen për situatën aktuale dhe jo aq shumë për të ardhmen e tyre personale. Është e vështirë të mendosh për të ardhmen personale”.
“Askush nga ne nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas dhe kur mund të luajmë përsëri. Kështu që, pasi të kemi kapërcyer këtë kohë të vështirë dhe të jemi përsëri në fushë, mund të mendoj për pyetje të tilla”.
“Për momentin nuk po mendoj për këtë. Edhe klubi ka gjëra më të rëndësishme për t’u marrë se sa për të ardhmen time”, ka thënë Mustafi. /Telegrafi/