Telegrafi

Mustafi: Nuk kemi luajtur me potencialin që kemi

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi, ka kërkuar nga lojtarët që të ngriten dhe të largojnë ekipin nga kriza sa më shpejt që është e mundur.

Mustafi ka bërë një deklaratë të fortë për të motivuar ekipin që të dalë nga forma.

“Ne nuk kemi luajtur në bazë të potencialit që kemi. Si ekip ne mund të shfrytëzojmë pushimet e kombëtareve për t’u rifreskuar dhe për të hyrë fuqishëm në fushë”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Arsenalit

“Kur do të takohemi sërish në Londër në stërvitje duhet t’i përvjelim mëngët. Ne duam të përfundojmë në top katërshe sepse Arsenali dëshiron të luaj në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm”, theksoi Mustafi.

Arsenali ka humbur katër nga pesë ndeshjet e fundit. /Telegrafi/