Telegrafi

Mustafi në formacionin e dështakëve në Ligën Premier (Foto)

Shkodran Mustafi nuk kishte pësuar asnjë humbje deri në takimin me Watfordin, ku luan edhe mesfushori shqiptar Valon Behrami.

E portali më i madh sportiv ka zgjedhur formacionin e dështakëve të xhiros së 23 të Ligës Premier.

Mbrojtësi shqiptar është përfshirë në formacionin më të dobët të kësaj jave, edhe në saje të një kartoni të verdhë që ka marrë në këtë takim që Arsenali e humbi me rezultat 2-1.

Gjithashtu në këtë 11-she është përfshirë edhe yje të tilla si Eden Hazard, Henrik Mkhitaryan dhe Roberto Firminho. /Telegrafi/