Telegrafi

Mustafi ndihet shumë i lumtur me fitoren dhe golin e parë të tij me Arsenalin (Foto)

Shkodran Mustafi ka folur pas fitores 2-1 të Arsenalit ndaj Burnley.

Arsenali ka marr një fitore pas shumë vuajtjeve ndaj Burnley, pasi goli i fitores erdhi vetëm në minutën e fundit shtesë (98’) nga penaltia e ekzekutuar nga Alexis Sanchez.

Goli i parë për Topçinjtë u shënua pikërisht nga Mustafi, i cili shënoi golin e parë me fanellën e Arsenali, teksa kjo e ka bërë shumë të lumtur.

Lexo po ashtu Arsenal 2-1 Burnley: Mustafi më i vlerësuari, paraqitja e Xhakas lë për të dëshiruar (Foto)

“Çfarë ndeshje!!! Tepër i lumtur me fitoren e minutave të fundit dhe për golin tim të parë për Arsenalin”, ka shkruar Mustafi në ‘Facebook’, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Mustafi shënoi golin e parë të ndeshjes dhe ky gol erdhi në minutën e 59-të të ndeshjes pas asistimit të Mesut Ozil. /Telegrafi/