Shkodran Mustafi ka folur pas fitores 2-1 të Arsenalit ndaj Burnley.
Arsenali ka marr një fitore pas shumë vuajtjeve ndaj Burnley, pasi goli i fitores erdhi vetëm në minutën e fundit shtesë (98’) nga penaltia e ekzekutuar nga Alexis Sanchez.
Goli i parë për Topçinjtë u shënua pikërisht nga Mustafi, i cili shënoi golin e parë me fanellën e Arsenali, teksa kjo e ka bërë shumë të lumtur.
“Çfarë ndeshje!!! Tepër i lumtur me fitoren e minutave të fundit dhe për golin tim të parë për Arsenalin”, ka shkruar Mustafi në ‘Facebook’, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, Mustafi shënoi golin e parë të ndeshjes dhe ky gol erdhi në minutën e 59-të të ndeshjes pas asistimit të Mesut Ozil. /Telegrafi/