Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi tani ndjehet më i lumtur në Londrën Veriore te skuadra e Topçinjve.
Reprezentuesi i Gjermanisë nuk po ndihej i lumtur një kohë te Arsenali dhe e kishte konsideruar largimin gjatë verës.
Megjithatë, sipas mediumit britanik The Mirror, mbrojtësi me prejardhje shqiptare nuk ka gjasa të largohet nga klubi në janar.
Mbrojtësi ka qenë prej kohësh një objektiv madhor për Interin pasi nuk ka arritur të mbajë një vend titullari në ekipin e parë të Topçinjve.
Por, sipas raporteve të mediave në Itali, gjigantët e Serie A tani nuk besojnë se Arsenali do ta shes mbrojtësin deri në verë.
Ndryshe, Mustafi ka bërë gjashtë paraqitje në Ligën Premier këtë sezon dhe ka luajtur një herë në Ligën e Evropës.
Mustafi u bashkua me klubin anglez vitin e kaluar nga Valencia për plot 35 milionë funte apo rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/