Shkodran Mustafi do ta ndihmojë Arsenalin që të bind Mesut Ozilin që të vazhdojë kontratën me klubin londinez.
Mesfushori turko-gjerman i kanë mbetur edhe dy vjet kontratë me Gunners, por trajneri Arsene Wenger thuhet se do t’i ofrojë marrëveshje të re gjermanit.
Deri më tani reprezentuesi gjerman ka hezituar të vazhdojë kontratën pasi nuk ishte bindur se luan në një ekip që është për titull në Ligën Premier.
Kujtojmë se Mustafi dhe Ozil luajnë edhe në kombëtaren gjermane, me të cilën në vitin 2012 ishin shpallur kampion bote. /Telegrafi/