Telegrafi

Mustafi mezi pret kalimin te Arsenali, ja situata

Mbrojtësi i Valencias, Shkodran Mustafi, mezi pret që të kalojë te Arsenali.

The Mirror shkruan se Mustafi dëshiron që të kalojë te klubi nga Emirates.

Lexo po ashtu LIVE: Gjithë ajo që ndodh me situatën e Mustafit dhe transferimet tjera

25 milionë funte thuhet se do të jetë shuma që ka pranuar të paguajë Arsenali, pavarësisht se Valencia ka shprehur dilemat e saj.

Por, ekziston besim se Valencia do ta shesë për atë shumë lojtarin.

Vet Mustafi ka një akord verbal me Arsenalin dhe se ai mezi pret kalimin te klubi londinez. /Telegrafi/