Mbrojtësi i Valencias, Shkodran Mustafi, mezi pret që të kalojë te Arsenali.
The Mirror shkruan se Mustafi dëshiron që të kalojë te klubi nga Emirates.
25 milionë funte thuhet se do të jetë shuma që ka pranuar të paguajë Arsenali, pavarësisht se Valencia ka shprehur dilemat e saj.
Por, ekziston besim se Valencia do ta shesë për atë shumë lojtarin.
Vet Mustafi ka një akord verbal me Arsenalin dhe se ai mezi pret kalimin te klubi londinez. /Telegrafi/