Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka rezultuar pozitiv me coronavirus.
Pandemia që ka prekur thuajse gjithë shtetet botërore nuk ka kursyer as botën e futbollit.
Trajneri i Topçinjve ka rezultuar pozitiv dhe klubi është izoluar duke mos rrezikuar që të ketë të tjerë anëtarë të saj të prekur nga kjo pandemi.
Arsenali ka në radhët e veta edhe dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhakën dhe Shkodran Mustafin, ku ky i fundit ka shkruar një mesazh emocionues për trajnerin Arteta dhe të gjithë pas gjendjes së fundit.
“Kjo gjë që po ndodh është më e madhe se futbolli. Është shumë me rëndësi që tani ne po bëjmë çdo gjë të mundshme për të ndalur virusin”.
“Ju lutemi t’iu përmbaheni rregullave të autoriteteve dhe të shmangni çdo gjë që mund t’iu rrezikojë juve, familjet tuaja dhe shoqërinë”, ka shkruar Mustafi.
Mbrojtësi shqiptar ka konfirmuar se është në izolim, derisa shpreson që trajneri i tij Mikel Arteta të shërohet së shpejti.
“Unë do të qëndroj në izolim dhe shpresoj se çdo i prekur, natyrisht edhe trajneri ynë, do të shërohet plotësisht dhe shpejtë. Qëndroni të sigurt dhe të shëndoshë”, ka shkruar mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi.
Kujtojmë që edhe elita e futbollit anglez është pezulluar pas rasteve të fundit pozitive me coronavirus deri në një vendim të radhës. /Telegrafi/
This is bigger than football. It’s so important that we are now doing everything possible to stop the virus. Therefore, please follow the instructions of the authorities and avoid anything that could endanger you, your friends and families. Stay safe and healthy! #SM20 pic.twitter.com/fvievquZiY
— Shkodran Mustafi (@MustafiOfficial) March 13, 2020