Telegrafi

Mustafi me menaxher të ri, pritet që ky i fundit ta largojë nga Arsenali

Shkodran Mustafi është gjithmonë e më larg Arsenalit dhe për këtë së fundmi ka marr agjentë të ri.

Mbrojtësi shqiptar nuk ka arritur të fitojë vendin në skuadrën e parë me trajnerin e ri Mikel Arteta.

Ai së fundmi ëhstë bashkuar me kompaninë “SBE Management”, të cilët e kanë  konfirmuar se 27-vjeçari është klienti i tyre.

Kjo kompani pritet të merret me detajet e largimit dhe gjetjen e një klubi të ri.

Media angleze shkruajnë se me largimin e Mustafit do të shpëtohshin edhe shumë para, pasi ai paguhet 100 mijë euro në javë.

Mustafi kishte ardhur te Arsenal për 35 milionë funte nga Valencia në vitin 2016. /Telegrafi/