Shkodran Mustafi është gjithmonë e më larg Arsenalit dhe për këtë së fundmi ka marr agjentë të ri.
Mbrojtësi shqiptar nuk ka arritur të fitojë vendin në skuadrën e parë me trajnerin e ri Mikel Arteta.
Ai së fundmi ëhstë bashkuar me kompaninë “SBE Management”, të cilët e kanë konfirmuar se 27-vjeçari është klienti i tyre.
Kjo kompani pritet të merret me detajet e largimit dhe gjetjen e një klubi të ri.
#WelcomeShkodran 🙌🏻 Wir begrüßen @MustafiOfficial 🙋🏼♂ (@Arsenal 🔴) 🇩🇪 im #TeamSBE 🙏🏻 #sbemanagement #strongertogether #shkodranmustafi #mustafi #herzlich #willkommen #afc #arsenal #arsenalfc #gunners #london #premierleague #defender #fussball #switzerland #germany #england pic.twitter.com/3wzHvSNMl1
— SBE Management (@sbemanagement) January 7, 2020
Media angleze shkruajnë se me largimin e Mustafit do të shpëtohshin edhe shumë para, pasi ai paguhet 100 mijë euro në javë.
Mustafi kishte ardhur te Arsenal për 35 milionë funte nga Valencia në vitin 2016. /Telegrafi/