Telegrafi

Mustafi i lumtur që po stërvitet me një legjendë të Arsenalit (Foto)

Robert Pires ka qenë pjesë e stërvitjes me ish-skuadrën e tij.

Mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi, edhe duke kaluar kohë të mira që nga transferimi i tij në verë te Arsenali.

Koha që po e kalon te skuadra londineze, po e kënaq Mustafin, i cili ka ndarë një fotografi në rrjetet sociale duke kaluar kohë me legjendën e Arsenalit, Robert Pires.

Lexo po ashtu Këto janë 10 transferimet më të mira të futbollistëve shqiptarë në vitin 2016 (Foto)

“Gjithmonë është kënaqësi për të trajnuar me një legjendë të Arsenalit, Robert Pires”, ka shkruar Mustafi në ‘Facebook’, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Mustafi është kthyer nga një lëndim që e mbajti rreth 3-4 javë jashtë fushave, teksa është bërë përsëri pjesë e formacionin titullar. /Telegrafi/