Robert Pires ka qenë pjesë e stërvitjes me ish-skuadrën e tij.
Mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi, edhe duke kaluar kohë të mira që nga transferimi i tij në verë te Arsenali.
Koha që po e kalon te skuadra londineze, po e kënaq Mustafin, i cili ka ndarë një fotografi në rrjetet sociale duke kaluar kohë me legjendën e Arsenalit, Robert Pires.
“Gjithmonë është kënaqësi për të trajnuar me një legjendë të Arsenalit, Robert Pires”, ka shkruar Mustafi në ‘Facebook’, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, Mustafi është kthyer nga një lëndim që e mbajti rreth 3-4 javë jashtë fushave, teksa është bërë përsëri pjesë e formacionin titullar. /Telegrafi/