Shkodran Mustafi po shkëlqen në sezonin e parë të Arsenalit.
Mbrojtësi shqiptar ka folur për partneritetin me francezin Laurent Koscielny në qendër të mbrojtjes së klubit londinez.
Ai ka pohuar se kuptohet mirë në mbrojtje me francezin , por edhe në fazën e sulmit, transmeton Telegrafi.
“Ne kuptohemi mirë. Te dy e shohim ndeshjen në mënyrë të njëjtë. Në provojmë të luajmë edhe përpara dhe nëse e shohim të arsyeshme, edhe e mbajmë topin dhe organizojmë sulme”, u shpreh Mustafi.
Kujtojmë se shqiptari ka pësuar një lëndim dhe kjo do ta mbaj edhe së paku tre javë jashtë fushave të blerta. /Telegrafi/