Telegrafi

Mustafi i kthehet stërvitjes ekipore me Valencian

Duket se Arsenali është dorëzuar për të transferuar Shkodran Mustafin nga Valencia.

E themi këtë nisur nga fakti se mbrojtësi shqiptar tashmë ka filluar stërvitjet ekipore me klubin spanjoll.

Lexo po ashtu Dështon Mustafi, atëherë vjen ky mbrojtës te Arsenali

Trajneri Pako Ayestaran ka filluar ta bëjë Mustafin pjesë të skemave taktike dhe qëndrimi i tij edhe për një sezon në Mestalla Stadium është pothuajse i sigurt.

Vlen të theksohet se kërkesat e mëdha financiare të Valencias kanë bërë që klubi londinez të tërhiqet. /Telegrafi/