Duket se Arsenali është dorëzuar për të transferuar Shkodran Mustafin nga Valencia.
E themi këtë nisur nga fakti se mbrojtësi shqiptar tashmë ka filluar stërvitjet ekipore me klubin spanjoll.
Trajneri Pako Ayestaran ka filluar ta bëjë Mustafin pjesë të skemave taktike dhe qëndrimi i tij edhe për një sezon në Mestalla Stadium është pothuajse i sigurt.
Vlen të theksohet se kërkesat e mëdha financiare të Valencias kanë bërë që klubi londinez të tërhiqet. /Telegrafi/