Telegrafi

Mustafi: Do kthehem më i fortë se më parë

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi, i cili u lëndua në ndeshjen ndaj Stoke Cityt ka thënë se do kthehet më i fortë se kurrë për Topçinjtë.

Shqiptari tha se i vjen keq që u lëndua në këtë periudhë të kampionatit, por që do bënë gjithçka për t’u rikthyer sa më shpejtë.

“Asnjëherë nuk është koha e duhur për t’u lënduar, por në këtë periudhë të sezonit është diçka tejet e papëlqyeshme. Mezi prisja ndeshjen kundër ish-klubit Everton dhe atë ndaj Manchester Cityt. Do të bëjë gjithçka që do mundem të rikthehem sa  më shpejt që është e mundur. Vetëm mendime pozitive në mendjen time, sepse do kthehem më i fortë se më parë”, ka shkruar Mustafi në rrjetet sociale.

Mustafi priret të kthehet pas 20 ditësh. /Telegrafi/