Telegrafi

Mustafi krenar me mbështetësit nga e gjithë bota (Foto)

Shkodran Mustafi po përjeton ditët më të mira të karrierës së tij te Arsenali.

Mbrojtësi me prejardhje shqiptare ka bërë vend menjëherë në formacionin e Arsene Wenger pas ardhjes së tij në verë nga Valencia, duke u bërë njëri nga futbollistët kyç të skuadrës.

Paraqitjet e mira te Topçinjtë kanë bërë që përkrahja për Mustafin të rritet dhe të vijë nga e gjithë botë, gjë që e bënë krenar qendërmbrojtësin.

“Krenar që kam një familje të madhe që më mbështesin nga e gjithë bota!”, ka shkruar Mustafi në ‘Facebook’, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, mbrojtësi nga Gostivari ka luajtur plot 90 minuta në derbin e javës në Ligën Premier ndaj Manchester United. /Telegrafi/