Shkodran Mustafi dhe Mesut Ozil janë dy shokë të mirë në klubin e Arsenalit.
Mbrojtësi shqiptar dhe mesfushori gjerman aktivizohen edhe tek Kombëtarja e Gjermanisë dhe kjo i lidhë ata më shumë.
E gjatë seancës së sotme stërvitore përpos punës së madhe, dy lojtarët kanë gjetur kohë edhe të bëjnë shaka.
Ka qenë mbrojtësi nga Gostivari që ka dalë në një foto duke kopjuar mesfushorin në festimin e golave.
Mustafi dukej qesharak, mirëpo Ozil e shikonte nga afër dhe buzëqeshte me gjestin e Shkodranit.
Arsenal gjatë ditës së nesërme do të zhvillojë ndeshje në shtëpi përballë Swanseas. /Telegrafi/