Telegrafi

Mustafi ka një kërkesë për shokët e skuadrës: T’i fitojmë ndeshjet e mbetura

LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 27: Shkodran Mustafi of Arsenal celebrates his sides second goal during the Premier League match between Arsenal and AFC Bournemouth at Emirates Stadium on November 27, 2016 in London, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Skuadra londineze, Arsenal është duke kërkuar një pozitë që do t’i dërgonte në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Fitorja në udhëtim tek Southampton i ka afruar dukshëm ‘Topçinjtë’ të cilët ndodhën në pozitën e pestë me 66 pikë, por kanë një ndeshje më pak se Liverpooli në pozitën e tretë me 70 pikë.

Mbrojtësi i bardh e kuqve, shqiptari Shkodran Mustafi ka thënë se duhet të luftojnë në tri ndeshjet e mbetura.

“Jam mirë dhe në formë tani pas lëndimit që kisha dhe më vije keq që i humba ato ndeshje”, deklaroi Mustafi.

Mustafi ka një kërkesë për shokët e skuadrës që t’i fitojnë ndeshjet e radhës për të arritur qëllimin.

“Kemi tri ndeshje të radhës para vetës dhe i bëjë apel shokëve të skuadrës të japim më të mirën nga vetja për t’i arritur pikët maksimale”.

“Shpresojmë që në fund do ta arrijmë qëllimin për të shkuar në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Mustafi.

Kujtojmë që Arsenal ka fituar tri nga katër ndeshjet e fundit në Ligën Premier. /Telegrafi/