Shkodran Mustafi nuk po kalon një periudhë të mirë te Arsenali.
Mbrojtësi shqiptar e ka humbur vendin e titullarit dhe vetëm me Frankfurtin në Ligën e Evropës ka qenë ndeshja e parë për të këtë edicion.
Edhe pse pritej largimi i tij drejt Monacos ose Romës, në fund skuadrat nuk arritën marrëveshje me Arsenalin.
Topçinjtë kërkonin rreth 30 milionë euro për ta lënë të lirë shqiptarin me pasaportë gjermane.
Tani Mustafi ka thënë se është i gatshëm të dëgjojë të gjitha ofertat që vijnë në drejtim të tij.
“Unë kam një kontratë dy vjeçare me Arsenalin. Nuk dua të filloj luftë me drejtuesit e klubit”.
“Jap i hapur për të gjitha klubet dhe gjitha mundësitë që më vijnë për t’i analizuar”, ka deklaruar mbrojtësi shqiptar.
Kujtojmë që më parë Mustafi ka bërë karrierë edhe te Sampdroia në Serie A dhe Valencia në La Liga. /Telegrafi/