Site icon Telegrafi

Mustafi flet pas golit: Nuk ishte fitorja më e mirë, por u shpërblyem në fund

Shkodran Mustafi ka folur pas golit të shënuar në ndeshjen ndaj Cardiff Cityt, e vlefshme për javën e katërt në Ligën Premier.

Arsenali ka fituar me vështirësi në udhëtim te Cardiffi me rezultat të ngushtë 3-2.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pikërisht nga mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Mustafi.

Lexo po ashtu Mustafi shënon ndaj Cardiffit pas asistimit të Xhakës, feston me shqiponjë

Mustafi shënoi gol të bukur me kokë në minutën e 11-të pasi u shërbye nga Granit Xhaka, ku goli u festua duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.

Momenti i golit me kokë të Mustafit (Getty Images)

Pas këtij goli dhe kësaj fitore, mbrojtësi tetovar ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të shkruar për fitoren.

Lexo po ashtu Cardiff 2-3 Arsenal: Notat e Xhakës, Mustafit dhe të tjerëve

“Nuk ishte mënyra më e bukur për të fituar, por kemi vazhduar të luftojmë deri në fund dhe u shpërblyen”, ka shkruar Mustafi në Facebook.

Pas kësaj fitore, Arsenali ngjitet në pozitën e nëntë me gjashtë pikë, ndërsa në ndeshjen e javës së ardhshme udhëtojnë te Newcastle. /Telegrafi/

Exit mobile version