Telegrafi

Mustafi fillon stërvitjet ndaras prej bashkëlojtarëve (Video)

Shkodran Mustafi pritet të rikthehet shumë shpejt në fushat e blerta.

Mbrojtësi shqiptar është raportuar se do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Tottenham Hotspurs.

Ai ka filluar stërvitjet ndaras prej bashkëlojtarëve dhe kjo jep shpresë që do ta shohim reprezentuesin gjerman në aksion.

“Pa dhimbje, pa zgjatim. Mezi po pres të rikthehem me ekipin”, ka shkruar Mustafi në llogarinë personale në Instagram.

Futbollisti 25-vjeçar është lënduar gjatë ndeshjes kualifikuese për botërorin kundër Azerbajxhanit.

Kujtojmë se Shkodrani deri më tani ka pasur 31 paraqitje dhe ka shënuar vetëm dy gola.

Ndryshe, Arsenal gjatë fundjavës do të takohet me lideri ligës elitare angleze, Manchester Cityn. /Telegrafi/