Site icon Telegrafi

Mustafi drejt Serie A për 14.5 milionë euro, problem përbën paga e tij e lartë

(Foto: Adam Davy/Pool via Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi, është shënjestër e klubeve italiane, Lazio dhe Napoli.

Topçinjtë janë të hapur t’i dëgjojnë ofertat për futbollistin shqiptar, i cili ka edhe një vit në kontratën e tij në Emirates.

Calciomercato raporton se Lazio e konsideron kampionin e botës prioritet për fazën e mbrojtjes, ndërsa Arsenali mund ta lejojë largimin e tij për 14.5 milionë euro.

(Foto: Justin Tallis/Pool via Getty Images/Guliver)

Ky çmim mund të bie në 12 milionë euro varësisht nga marrëveshja, ndërsa Bianconelesët mund t’i ofrojnë kontratë pesëvjeçare me përfitime vjetore prej 2.5 milionë euro.

Lexo po ashtu Mustafi drejt rikthimit në Itali, Napoli fillon negociatat me Arsenalin

Nga ana tjetër, Napoli dëshiron ta zëvendësojë Kalidou Koulibaly, i cili është shënjestër e Manchester Cityt. Problemi më i madh në arritjen e marrëveshjes mund të jetë paga e lartë e Mustafit, i cili besohet se fiton rreth 4.3 milionë euro në klubin londinez. /Telegrafi/

Exit mobile version