Mbrojtësi shqiptar, që luan tek Arsenali dhe tek kombëtarja gjermane, Shkodran Mustafi, do t’i bëjë dhuratë një tifozi të tij një fanellë me nënshkrimet e bashkëlojtarëve.
Mustafi e ka publikuar në Facebook një foto me fanellën e tij me numrin 20.
Ai në këtë fanellë ka marrë nënshkrimet e të gjithë bashkëlojtarëve, ndërsa fanella do të jetë dhuratë.
Ai ka falënderuar të gjithë për urimet e ditëlindjes.
Mustafi në sezonin e tij të parë ka treguar paraqitje të mira me fanellën e Arsenalit. /Telegrafi/