Site icon Telegrafi

Mustafi dhe Koscielny me nofkë të përbashkët

LONDON, ENGLAND - SEPTEMBER 24: (L-R) Shkodran Mustafi and Laurent Koscielny of Arsenal during the Premier League match between Arsenal and Chelsea at Emirates Stadium on September 24, 2016 in London, England. (Photo by Stuart MacFarlane/Arsenal FC via Getty Images)

Shkodran Mustafi po konsiderohet si transferi më i mirë deri më tani në Ligën Premier.

Kështu së paku shkruan gazeta britanike Metro, e cila pohon se mbrojtësi shqiptar do të jetë i pazëvendësueshëm në repartin defansiv të Arsenalit.

Lexo po ashtu Statistikat fantastike të Mustafit që e bënë atë ‘Lojtar të ndeshjes’

Në të vërtetë, Gunners ende nuk kanë pranuar gol nga ndeshja e hapur në Ligën Premier që kur partner të mbrojtjes janë reprezentuesi gjerman dhe francezi, Laurent Koscielny, transmeton Telegrafi.

Madje, tashmë kjo dyshe e mbrojtjes së trajnerit Arsene Wenger ka marrë nofkën ‘Kostafi’.

Kujtojmë se 24-vjeçari është transferuar nga Valencia te londinezët për një shumë 35 milionë funtesh. /Telegrafi/

Exit mobile version