Pas lëndimit të pësuar me përfaqësuesen e Gjermanisë ndaj Finlandës, blerja e fundit e Arsenalit, Shkodran Mustafi, vëri në pikëpyetje pjesëmarrjen e tij në ndeshjen e ardhshme me Topçinjtë.
Por, sipas një raporti nga Sky Sport, mbrojtësi shqiptar do të jetë i gatshëm për takimin ndaj Southamptoni.
Ai madje pritet të luajë nga minuta e parë edhe në ndeshjen që Gjermania e zhvillon kundër Norvegjisë.
Londinezët do të luajnë ndaj skuadrës së drejtuar nga Claude Puel më 10 shtator. /Telegrafi/