Telegrafi

Mustafi: Arteta si profesor, kam mësuar shumë prej tij

Mikel Arteta, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi (Foto: Catherine Ivill/Getty Images)

Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, ka folur fjalë të mëdha për trajnerin e tij Mikel Arteta.

Sipas Mustafit ai ka sjellë unitet në skuadrën e Arsenalit dhe thekson se nën drejtimin e tij janë të destinuar për arritje të mëdha.

Mustafi e sheh Artetan si një profesor i cili e di shumë mirë se ku duhet të jenë futbollistët e tij kur kanë topin dhe çfarë duhet të bëjnë kur e humbin atë.

“Është si një profesor. Kur ke mbushur 28 vjeç dhe ke luajtur në vende të ndryshme me trajnerë të ndryshëm ti mendon se di gjithçka”.

“Por kur erdhi Arteta më ka mësuar gjëra që nuk i dija kurrë më parë”.

“Të gjithë 25 lojtarët janë të bashkuar me ardhjen e tij, gjë e cila nuk është e thjeshtë për t’u arritur. Të gjithë e dëgjojnë dhe çdo gjë që thotë ai ka kuptim. Nuk mund të ankohemi për asgjë”, ka thënë Mustafi për Sky Sport News. /Telegrafi/