Telegrafi

Mustafi apo ‘muri’ i Arsenalit, asnjë humbje me shqiptarin në fushë (Foto)

Shkodran Mustafi nuk e di çfarë është humbja me Arsenalin.

Mbrojtësi me prejardhje shqiptare është duke i çmendur të gjithë me statistikën e tij, të cilët do ta kenë të gjithë lakmi.

Lexo po ashtu Preston 1-2 Arsenal: Xhaka më i dobëti, Mustafi ndër më të mirët (Foto)

Kjo pasi, Mustafi ende nuk e ka shijuar humbjen me skuadrën e Arsenalit, në 19-të ndeshje që ka qenë pjesë e skuadrës, përcjell Telegrafi.

Në këto 19-të ndeshje, Arsenali ka arritur të marrë 13 fitore, teksa ka barazuar në gjashtë raste.

Lexo po ashtu Mustafi falënderon tifozët pas kualifikimit (Foto)

Me mbrojtësin shqiptar në fushë, Arsenali ka arritur t’i pranoj vetëm 19 gola, teksa në pesë ndeshje e kanë mbajtur portën e paprekur. /Telegrafi/

Këto janë statistikat brilante të Mustafit te Arsenali