Shkodran Mustafi nuk e di çfarë është humbja me Arsenalin.
Mbrojtësi me prejardhje shqiptare është duke i çmendur të gjithë me statistikën e tij, të cilët do ta kenë të gjithë lakmi.
Kjo pasi, Mustafi ende nuk e ka shijuar humbjen me skuadrën e Arsenalit, në 19-të ndeshje që ka qenë pjesë e skuadrës, përcjell Telegrafi.
Në këto 19-të ndeshje, Arsenali ka arritur të marrë 13 fitore, teksa ka barazuar në gjashtë raste.
Me mbrojtësin shqiptar në fushë, Arsenali ka arritur t’i pranoj vetëm 19 gola, teksa në pesë ndeshje e kanë mbajtur portën e paprekur. /Telegrafi/