Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa ka reaguar në lidhje me kërkesën e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme drejtuar Gjykatës Kushtetuese për ta shfuqizuar ligjin për Trepçën, duke thënë se ky ligji nuk ia mohon askujt të drejtën.
Ai ka shkruar në facebook se asnjë pretendim nuk do të mund të ndalë procesin e konsolidimit të Trepçës, të promovuar me Ligjin e aprovuar në Kuvend.
Postimi i plotë i Mustafës në facebook:
Rrugën e konsolidimit të Trepça sh.a. NUK MUND TA NDALË ASNJË PRETENDIM
Ligji për Trepçën nuk bën asnjë eksproporim të te drejtave dhe obligimeve
(Rreth pretendimeve të Gjykatësit të Dhomës Speciale të Gjykatës Supreme)
Parimisht borxhet shkojnë me asetet, kush merr asetet duhet ti barte edhe borxhet sipas Ligjeve ne fuqi, ne këtë rast Ligjit për AKP. Njësitë e Trepçës qe tash janë brenda Trepçës sh.a. një organizatë kjo e konstituuar sipas ligjeve ne fuqi, nuk janë të ngarkuara me borxhe të mëdha dhe këto njësi biznesore nuk bartin borxhe të mëdha tek aksionarët. Po obligimet e tyre eventuale duhet ti merr me vete n Trepça sh.a. qe do te thotë edhe aksionaret. Në Ligjin për Trepçën thuhet se këto obligime do te trajtohen sipas Ligjit mbi ndërmarrjet publike dhe këtë si duket nuk e ka pas parasysh gjyqtari i Dhomës speciale të Gjykatës Supreme . Ne parashtresën e tij ka shume “nëse” qe duken si një lloj spekulimesh. Natyrisht, aspektet juridike te kësaj kërkese duhet ti vlerësojnë juristet por duket e çuditshme kjo që pohohet aty se punëtorët nuk mund të bëhen pronare te aksioneve, një fenomen ky i njohur ne korporatat moderne, e këtë mundësi nuk e kufizon asnjë Ligji i Kosovës. Natyrisht që Dhoma Speciale mund të bëjë edhe kërkesa te tilla , por ajo dhomë ka edhe shumë probleme madhore , me dhjetëra mijëra lende qe po i trajton shumë ngadalë dhe po mban peng ose kërkesat e kreditoreve ose mjetet nga fondet e privatizimit që do të mund te përdoreshin ne funksionin e tyre ekonomik! Këtu duket një superagilitet!
Në Ligj nënkuptohet se nëse ato njësi qe kane hyre ne Trepça sh.a. kanë borxhe te lidhura me asetet ato do te trajtohen sipas Ligjit mbi NP . Formulimi i neneve lidhur me kreditoret në Ligjin për Trepçën është bërë me kujdes dhe në bashkëpunim me AKP. Nëse në këtë kuptim del ndonjë paqartësi, lidhur me dispozitat qe i rregullojnë obligimet qe lidhen me asetet e caktuara qe klane hyre ne Trepça sha, kjo mund të përmirësohet, pas një shqyrtimi detal me AKP, por kjo asesi nuk e bën Ligin antikushtetues siç po pretendojnë disa.
Në vazhdim të kësaj dëshiroj të siguroj akterët e interesuar dhe opinion se Ligji për Trepçën nuk eskproprion asnjë te drejtë te askujt ( pra as te kreditorëve) , por gjithashtu siguron se asnjë pretendim nuk do të mund të ndalë proecsin e konsolidimit të Trepça sh.a. të promovuar me Ligjin e aprovuar në Kuvend. /Telegrafi/