Ish-ministri i PD-së, Besnik Mustafaj, ka reaguar përsa përket mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në Korçë, si dhe marrëveshjeve të nënshkruara. Mustafaj tha se u bë shumë zhurmë për asgjë, pasi edhe në mbledhjet e kaluara marrëveshjet nuk janë zbatuar.
“Kjo mbledhje e përbashkët ishte në stilin e një vargu që ka Rama tek kënga e tij ‘shumë zhurmë’. Pra, shumë zhurmë për asgjë, pasi rezultatet kanë qenë shumë të padukshme deri tani. Çfarë është arritur në mbledhjet e kaluara? Pra nuk është bërë një bilanc dhe nuk pati asnjë referencë për marrëveshjet e mëparshme. Kjo do të thotë se nuk kishte asnjë bilanc, pasi rezultatet e marrëveshjeve të kaluara kanë qenë zero. Edhe marrëveshjet e mëparshme kanë qenë në letër dhe nuk kemi asnjë siguri se edhe kjo marrëveshje të jetë thjesht në letër”, ka thënë Besnik Mustafaj.