Site icon Telegrafi

Mustafa vlerëson kontributin e Zhbogarit për Kosovën

????????????????????????????????????

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës shefin e deritashëm të Zyrës së BE-së në Kosovë/përfaqësues special i BE-së, Samuel Zhbogar.

Sipas një njoftimi, gjatë takimit, kryeministri Mustafa e falënderoi për angazhimin e madh gjatë misionit në Kosovë, duke vlerësuar kontributin e tij për thellimin e progresit në shumë fusha.

“Kryeministri Mustafa veçoi kontributin e posaçëm të Zhbogar për avancimin e proceseve integruese evropiane”, thuhet në njoftim.

Më tej shtohet se shefi i deritashëm i Zyrës së BE-së në Kosovë/përfaqësues Special i BE-së, Samuel Zhbogar, ka falënderuar kryeministrin Mustafa për bashkëpunimin e ofruar dhe shprehu përkrahjen e mëtejme për Kosovën. /Telegrafi/

Exit mobile version