Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës komandantin e deritashëm të KFOR-it, Gjeneral-major Guglielmo Luigi Miglietta.
Pasi biseduan për progresin e shumanshëm në Kosovë, kryeministri Mustafa e falënderoi përzemërsisht Gjeneral-major Migliettën për punën dhe kontributin e madh për Kosovën, transmeton Telegrafi.
Me këtë rast, kryeministri Mustafa theksoi sërish respektin dhe vlerësimin maksimal të qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për punën e KFOR-it.
Komandanti i KFOR-it, Gjeneral-major Guglielmo Luigi Miglietta, e falënderoi kryeministrin Mustafa për bashkëpunimin duke theksuar përkrahjen e mëtejme për avancimin e proceseve në Kosovë. /Telegrafi/