Telegrafi

Mustafa vlerësoi përkrahjen e OSBE-së për proceset në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jean-Claude Schlumberger.

Gjatë takimit, u bisedua për bashkëpunimin e deritashëm dhe përkrahjen e ofruar nga OSBE-ja për proceset demokratizuese dhe zhvillimore në Kosovë.

Kryeministri e falënderoi ambasadorin Schlumberger për mbështetjen e tij gjatë punës në Kosovë, duke kërkuar përkrahje të mëtejme.

Ambasadori Jean-Claude Schlumberger vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së për Kosovën.