Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, u deklaruar për vizitën e tij në familjen e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.
“Si gjithherë, pata kënaqësinë edhe sot që të vizitoj Familjen Rugova, ku ishin prezent zonja Fanë, Teuta dhe anëtarët e tjerë të Familjes.
Vizitat në Familjen Rugova janë gjithmonë të mira.
Lajmi i botuar në një portal shpifës është përpjekje e dëshpëruar për të mbjell huti në opinion.✌”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/