Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka njoftuar se në kuadër të zyrës së veteranëve pranë zyrës së kryeministrit, duhet të angazhohen dy personave të cilët do të lëshonin vërtetime për aplikimin e veteranëve për pensione.
Ai në mbledhjen e Qeverisë, tha se kjo çështje do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë. Kurse, kryeministri Isa Mustafa tha se të përgatitet një propozim që për dy apo tre muaj të përmbyllet ky proces.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi gjithashtu ngriti çështjen me funksionimin e zyrës së veteranëve të UÇK-së, pranë zyrës së kryeministrit.
“Një çështje si parapërgatitje për mbledhjen e ardhme të Qeverisë ka të bëjë me funksionimin e zyrës së veteranëve pranë zyrës së kryeministrit, angazhimin e dy personave për punë specifike, përmes së cilës këta persona do të bënin lëshimin e vërtetimeve për aplikimin e veteranëve për pensione. Këta persona, këto kontrata të veçanta janë ndërprerë, prandaj një numër i veteranëve kanë mbetur pa marrë vërtetime”, tha ai.
Për mbledhjen e ardhshme të përgatitet një propozim që për dy apo tre muaj të përmbyllet ky proces./KP/